Disidenti
Lajme

Kurti në aksion, takohet me deputetin goran për ta siguruar votën e 80-të

0Shares

Në kërkim të votës së 80-të për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të provojë të sigurojë votën e deputetit Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sot në orën 15:00 në Prishtinë do të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti me Adem Hoxhën, për të siguruar votën e këtij të fundit për Vjosa Osmanin.

Sipas burimeve të sigurta edhe të shtunën ishte mbajtur një takim mes Hoxhës dhe Kurtit, por nuk ishte arritur marrëveshja, që ky deputet të marrë pjesë në seancën ku do të votohej për presidentin e Kosovës, pasi Kurti nuk kishte ofruar asgjë në kompensim për votën.

Ende nuk dihet se cilat janë kërkesat konkrete, por mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente janë modeste dhe kanë të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.

Duke e konsideruar si të mjaftueshme votën e Hoxhës, mësohet se LVV nuk do ta kontaktojë deputetin Fadil Gashi nga Iniciativa Rome.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur sot se janë në bisedime me disa deputetë, të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Kurti në aksion, takohet me deputetin goran për ta siguruar votën e 80-të