Tre kandidatët për deputetë të LVV-së në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit kanë mbajtur një tubim në Tiranë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video-mesazhi është paraqitur në këtë tubim.
“Do të kisha dashur që të isha më shpesh i pranishëm në këtë fushat për të ndihmuar bashkëpuntorët e miqtë e mi, Boikeni, Kreshnikin e Ilazin, por gjendja e vështirë në të cilën e gjetëm shëndetësinë publike në Kosovë na ka imponuar që nga njëra anë të kemi agjendë të ngjeshur e nga ana tjetër të marrim masa që të mbrojmë jetën e qytetarëve.”“Uroj që të gjithë ju të jeni mirë me shëndet e ta kapërcejmë këtë pandemi që po sfidon gjithë botën. Por me zemër kam qenë pranë fushatës suaj e pran jush, ju kam mbështetur dje e sot e do ju mbështes edhe nesër. Ne na bën bashkë një ide e projekt që as nuk nis e as nuk përfundon me ne, është ideja kombëtare e cila do të vazhdoj të bëj bashkë shqiptarët e ndershëm e idealist edhe ne kur mos të jemi këtu.”“Unë si kryeministër i Kosovës do të respektoj maksimalisht e do të bashkëpunoj me secilën qeveri që populli i Shqipërisë do ta zgjedh, por si aktivistë e kryetar i LVV-së ju do të jeni miqtë e mi më të ngushtë për ta shpërndarë mesazhin tonë politik”, tha ndër të tjera në video mesazhin e tij Kurti.