Disidenti
Lajme

Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në orët e pasdites do të mbajë mbledhje me ministrat, shkruan Indeksonline.

Indeksonline merr vesh që mbledhja do të mbahet në ora 15:00, gjatë të cilës pritet të diskutohen masat e reja kundër Covid-19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, MSH ka propozuar që vendi të mbyllet për 12 ditë, duke filluar nga data 6 prill.

Por kundër këtij propozimi kanë dalë përfaqësues të shoqatës së gastronomëve.

Ata thanë se ky është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke.

Sot në ora 14:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjen Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë.

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

Disidenti.net

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

Disidenti.net

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Disidenti.net
Disidenti

Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19