Disidenti
Lajme

Kurti: Kosova do të bëhet vend ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi

0Shares

Sot, kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Stjernvall e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti tha se qeveria e tij do të punojë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve që kësisoj Kosova të bëhet vend me perspektivë ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi.

Njoftimi i plotë:

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, e shoqëruar nga këshilltarja znj. Maria Palmu, vizitoi sot zyret tona për t’ia uruar kryetarit, njëherit kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, fitoren në këto zgjedhje dhe për të kuptuar më shumë për qeverisjen e re. Kryetari Kurti, bashkë me deputeten, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, e falënderoi ambasadoren znj. Stjernvall për vizitën dhe urimin.

Kryetari Kurti tha se qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të punojë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë duke prioritizuar drejtësinë e duke e lidhur arsimin me punësimin e të rinjve, që kësisoj Kosova të bëhet vend me perspektivë ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshprimi. Kurse përbrenda temës së marrëdhënies qeveri-kuvend, ai theksoi se përkushtimi për një bashkëpunim sa më cilësor mes këtyre dy institucioneve do të jetë në qendër të qeverisjes tonë të re.

Në fund, të dyja palët ndanë bindjen që me konsolidimin e qeverisë së re do t’i thellojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona.

May be an image of 4 people and indoor
May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net