Disidenti
Lajme

“Kurti ka ra në kurthin e Serbisë”/ Analisti nga Amerika i reagon Lumir Abdixhikut, ja çfarë i përmend!

0Shares

Njohësi i çështjeve politike, prof. dr. Binak Maxharraj ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut që i bëri dje në drejtim të kryeminsitrin Albin Kurti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adixhiku, ka thënë se Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë.

Sipas tij, ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri dhe nuk ka asnjë plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri.

Maxharraj thotë se Abdixhiku është mirë me tregu se cili ishte plani i PAN-it në bashkëqeverisje me LDK-në për veriun.

Ai i kritikon se nuk e kishin ndërmarrë as hapin më të vogël për shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Është mirë që kryetari Lumir Abdixhiku të tregoj se çfarë palni kishte qeveria e PANIT në bashkëqevrisje me LDK, kur Serbia ishte këmbëkryq në veri së bashku me Princin Car Llazarin, kur lulëzonte krimi i organizuar dhe kontrabanda në bashkëpunim edhe me shqiptarët. Nuk e ndërmorrën as hapin më të vogël për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë, e si pasoj e krejtë kësaj erdhi deri te situata që e kemi sot kur qeveria aktuale nisi të shtrijë sovranitetin në veri e cila nuk e la referendumin dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë”, thotë Maxharraj.

Profesori i propozon Abdixhikut që të merr projektin e Asociacionit të nënshkruar nga Isa Mustafa dhe të bisedojnë me bandat kriminale në veri në prani të Vuçiqit.

“Pasiqë qeveria Kurti II sipas Abdixhikut, nuk mundë të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri, unë do t’i propozoja Abdixhikut të angazhon ish shefin e tij dhe kryetarin e nderit Isa Mustafën le ta marrin me vete Projektin e Asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive të nënshkuar nga Isa Mustafa dhe së bashku të shkojnë në veri të bisedojnë me bandat dhe kriminelët në prani të Vuçiqit”, shton ai.

“Dhe puna me kaq mbaron, sa mshel e qel sytë barikadat do të hiqen dhe Vuçiq e merr atë se çka po e kërkon që 20 vjet, dhe lamtumir veriut”, pohon Maxharraj.

Sipas itj, “kjo pra do të ishte zgjedhja sipas PAN-it për Asociacionin e Isa Mustafës”.

Ndryshe, kreut të LDK-së, i ka reaguar dje edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net