Disidenti
Lajme

Kurti i drejtohet opozitës: E di që keni qejf, por Zajednica nuk kalon

0Shares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i ka replikuar Abelard Tahirit, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, i cili tha se Kurti e ka prunuar “Zajednicën”.

Por ndaj një deklarimi të tillë, z. Kurti u përgjigj se nuk e themelon “Zajednicën”, ndonëse një gjë e tillë iu drejtua të gjithë opozitës.

“Unë e kam të qartë që ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon. Se Zajednicën e keni pranu ju, me 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015, qatje e keni bo Zajednicën, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatu, unë nuk ua zbatojë.” – tha ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Asociacionim i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.” – deklaroi z. Kurti në fjalën e tij.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net