Disidenti
Lajme

Kurti emëron edhe katër zv/ministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar edhe katër zv/ministra në qeverinë e tij.

Me anë të një komunikate për media, janë bërë të ditur edhe emrat që tani e tutje do të jenë zëvendësministra në ministritë përkatëse, përcjell Disidenti.net

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri m​ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.

Doarsa Kica-Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Disidenti.net

Si u dyfishua haxhillëku brenda vetëm gjashtë viteve – Këto janë çmimet ndër vite

Disidenti.net

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

Disidenti.net
Disidenti

Kurti emëron edhe katër zv/ministra