Disidenti
Lajme

Kurti e quan Rugovën president historik: Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të ‘90-ta

Te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri Albin Kurti, i ka thurur lavde figurës dhe kontributit të atij, të cilit më parë nuk e vlerësonte.

Dita e parë e punës së Albin Kurtit si kryeministër i ri i vendit, i qëlloi të jetë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ai paraditën e sotme e ka shënuar me vizita te varret e dëshmorëve, në Prekaz, në Gllogjan, për të shkuar më pas te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Kurti, pas homazheve te Rugova, e ka quajtur atë president historik dhe ka thënë se e kujton kontributin e presidentit gjatë vitëve të ’90-ta, duke e bërë të njohur për ndërkombëtarët problemin  e Kosovës.

“Pas honazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova,  Presidentit të parë të Kosovës, por edhe njëkohësisht presidentit . Kujtojmë rolin  dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti.

Kryeministri më pas ka vazhduar homazhet te veprimtari Demaçi, me të cilin kishte gjithmonë afërësi për së gjallë. Edhe aty e ka konsideruar Demacin si veprimtarin më të shquar të shqiptarëve.

Punëtorët e ‘Europcar’ i hyjnë dajak rreshterit policor në Aeroportin e Prishtinës, e bëjnë për spital

Disidenti.net

Prilli mund të sjell reshje bore në Kosovë

Disidenti.net

Pse Kurti nuk gjendet në studiot e Klan Kosova? Kjo është arsyeja sipas gazetarit Buzhala

Disidenti.net
Disidenti

Kurti e quan Rugovën president historik: Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të ‘90-ta