Disidenti
Lajme

Kurti e quajti Vuçiqin “Putini i vogël”, Serbia ia kthen: “Hitleri i vogël i Ballkanit”

Serbia i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dhe kundërpërgjigjja e Serbisë ka të bëjë me deklaratën e Kurtit, që të dielën e qëuajti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq “Putini i vogël”, duke iu referuar miqësisë mes tyre dhe tensioneve që shkakton Beogradi zyrtar në rajon, sidomos në Kosovë.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, e ka quajtur Kurtin “Hitleri i vogël nga Ballkani”, shkruan “B92” të hënën, transmeton Koha. Sipas tij, “Kurti ëndërron të pastrojë Kosovën nga serbët”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore dhe kryejë spastrime e stuhi të reja”, ka thënë Petkoviq.

Zyrtari serb ka folur se si presidenti i tij Vuçiq është garantues i stabilitetit dhe paqes në rajon dhe se Serbia “po mundohet për të mirë e gjithë Ballkanit”.

“Ndërsa Beogradi i ndihmonte serbët dhe shqiptarët, Prishtina po rinovon shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të krijojë një Shqipëri të madhe, Beogradi po mbron nismën Ballkani i Hapur dhe ndërsa refuzon të formojë Asociacionin si garantues të paqes dhe stabilitetit, Kurti po e dërgon ROSU-n në mjediset ku jetojnë serbët”, ka shtuar Petkoviq.

Ai të dielën ishte për vizitë në disa fshatra të Skenderajt, ku jetojnë disa serbë. Vizitën e kërkoi për të festuar Pashkët ortodokse me serbët, por e shfrytëzojë edhe për politikë dhe për të akzuar institucionet e Kosovës.

Qeriqi përlotet nga statusi i Muratit: Ende vuaj nga dhimtë e plagëve, kur ky flinte, unë isha në Pashtrik

Disidenti.net

Osmani: Lajçak s’është president i Kosovës – S’ka Asociacion, OJQ mund të ketë

Disidenti.net

Shkëlzen Gashi e imiton dhe ia përmend shampanjën Çollakut: Keni vjedhë sa keni mujtë

Disidenti.net
Disidenti

Kurti e quajti Vuçiqin “Putini i vogël”, Serbia ia kthen: “Hitleri i vogël i Ballkanit”