Disidenti
Lajme

Kurti e ka ftuar Veton Surroin e Blerim Shalën të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi publicistin Veton Surroi, si dhe ish-koordinatorin politik në bisedimet me Beogradin në Bruksel, Blerim Shalën.

Kështu ka mësuar Klan Kosova, ndonëse ka thënë se nuk është konkretizuar asgjë lidhur me këtë çështje.

Mediumi ka marrë vesh se Kurti ka mbajtur vetëm një takim me të dy akterët, teksa thotë se për të qenë pjesë e dialogut janë kontaktuar edhe disa ish-diplomatë kosovarë.

Blerim Shala ka mbajtur pozitën e koordinatorit politik nga fundi i vitit 2012. Që nga atëherë, ai ishte pjesë e bisedimeve me Beogradin, të zhvilluara në Bruksel, pranë Hashim Thaçit.

Veton Surroi asnjëherë nuk u përfshi në këtë proces, por vazhdimisht e ka kritikuar qasjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Me këtë të fundit, Kurti u pati takuar disa orë para se të votohej qeveria e tij, në kuadër të një bashkëbisedimi të zhvilluar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) lidhur me çështjet e dialogut.

Duke prezantuar një listë rekomandimesh për qeverinë Kurti, Surroi theksoi se karakteristika e parë e procesit të deritanishëm të dialogut ishte pamjaftueshmëria.

“Nuk ekziston asnjë ndryshim strukturor e në permisë, që bën procesin të kalojë atë pragun e pamjaftueshmërisë, e kjo natyrisht se jo vetëm që i jep të drejtë por edhe obligim Qeverisë së ardhshme dhe pjesëve të shoqërisë që duan të ndihmojnë këtë proces që të bëjnë rivlerësimin e procesit dhe marrëveshjeve në mënyrë që të bëhet përparimi i këtij procesi, që të kalohet ai prag, natyrisht gjithnjë brenda këtij mandati që e ka BE si lehtësuese e procesit,” deklaronte ai në këtë bashkëbisedim.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net