Disidenti
Lajme

Kur Memli Krasniqi i frymëzuar nga babai i tij, sa ishte ministër, hiqte fotografinë e Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës

Nga: Faton Mehmeti

25 vjetori i shënimit të kalimit në amshim të Shën Nenë Terezës u kujtua nga figurat të larta të politikës, qytetarëve etj. Në mesin e shumë përkujtimeve më ra në sy hipokrizia e Memli Krasniqit. Në një status në facebook, Memli duke nënvizuar thënien e saj të njohur: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Por, të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shprehet se nuk ka thënie më të madhe e më kuptimplote së kjo, që është një jetë përshkrim i gjithë aktivitetit human të Nënë Terezës. Për më tepër Memli, shprehet se “Populli shqiptar është përjetësisht krenar që botës i fali një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza”, fjalë të dala jo nga zemra e tij.

Kjo ngase në kohën sa ishte ministër i kulturës, veprimin e parë Memli Krasniqi e kishte bërë heqja e fotografive të presidentit Ibrahim Rugova dhe të Nënë Terezës. Fotografitë kanë qenë të ekspozuara në hollin e brendshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë se Sportit. Ky veprim i ish ministrit të ri Memli Krasniqi qe pritur me indinjatë të thellë nga punonjësit e ministrisë.

Memli i vërtetë është Memli i heqjes së fotografisë së Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, shfaqës i urrejtës ndaj çdo gjëje që nuk është islame dhe jo PDK. Urrejtja e Memlit ndaj Nenë Terezës ka zanafillën në gjirin familjar me babanë e tij të njohur për qëndrimet e tija anti krishtere. Para pak kohësh, kështu deklarohej Milazim Krasniqi “Fanatikët katolikë….Pa shqiptarët që i përkasin besimit islam, nuk do të mund të kishte Kosovë shqiptare dhe as shqiptari në këto troje”, mbi bazën e të cilave edhe ka frymëzuar djalin e tij. Memli është hipokrit, e urren Nënë Terezën, tani shfaqet krenar për atë. Kjo e dyta nuk është e vërteta.

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

Kur Memli Krasniqi i frymëzuar nga babai i tij, sa ishte ministër, hiqte fotografinë e Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës