Disidenti
Botë

Kundërshton futjen e Suedisë në NATO, në Stokholm varin kokëposhtë “Erdoganin”

Turqia thërriti për sqarime ambasadorin suedez në Ankara të enjten, pas një proteste në Stokholm ku një kukull që portretizonte Presidentin Recep Tayyip Erdogan u var me kokë poshtë.

Suedia kërkon prej disa muajsh miratimin e Turqisë për t’iu bashkuar NATO-s, ku aplikoi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar. Ankaraja ka thënë se Suedia duhet të mbajë qëndrim më të qartë ndaj atyre që Turqia i konsideron terroristë, militantë kurdë të cilët i fajëson për grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022 që synon tejkalimin e kundërshtive që Ankaraja ka për anëtarësimin e tyre në NATO.

Ambasadori suedez Staffan Herrstrom u thërrit të enjten në Ministrinë e Jashtme turke, por Ministria e Jashtme e Suedisë nuk dha detaje mbi takimin.

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net

E quajti Erdoganin “Hitler të kohës moderne”, shteti turk ofron shpërblim 500 mijë dollarë për informacione rreth basketbollistit të njohur

Disidenti.net

Djali i “El Chapo-s” u tradhtua nga krahu i djathtë i të atit, i dha ushtrisë meksikane vendndodhjen e Ovidio Guzman

Disidenti.net
Disidenti

Kundërshton futjen e Suedisë në NATO, në Stokholm varin kokëposhtë “Erdoganin”