Policia e Kosovës ka nisur aksion për të rritur sigurinë në trafik.
Dronët do të kapin shkeljet e trafikut, e në veçanti tejkalimet në vijën e plotë dhe shpejtësinë.
Duhet theksuar se aksidentet janë shpeshtuar kohën e fundit.
Gjatë kohës së sezonit veror kur rrugët ngarkohen, aksidentet shpeshtohen edhe më shumë.