Disidenti
Lajme

Kryetari i Kllokotit u arrestua një ditë pasi Duda Balje e denoncoi publikisht për dallavere me vota

0Shares

Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit


Arrestimi i tij vjen veç një ditë pasi që deputetja Duda Balje përmes një shkrimi në Facebook tha se partisë së saj iu janë humbur disa vota pikërisht në Kllokot.

Ajo ka bërë të ditur se partia e saj në fakt kishte 147 vota në Kllokot e kjo është vërtetuar pas rinumërimit të urdhëruar nga PZAP-ja.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanoviq”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net