Disidenti
Lajme

Kryepeshkopi i Greqisë: 500 euro boll janë për mua. Do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin

0Shares

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht. Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale:

“Një djalë i ri, i diplomuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës erdhi tek unë dhe më tha: “Dua një punë, për katër apo pesë orë në ditë, jo më shumë dhe dua plot kohë të lirë”.

E pyeta nëse po bënte diçka tjetër në krahun tjetër, ndonjë kërkim ndoshta.

“Jo”, u përgjigj, “nuk po bëj gjë tjetër”.

Dhe çfarë do të fitosh për këto orë pune, e pyeta? Ke ndonjë tjetër punë?

“Jo”, më tha. “Mamaja më ka lëë një apartament të vogël dhe jetoj aty; 500 euro boll janë për mua, do ha, fle dhe nxjerr shëtitje qenin”.

I thashë: “Po ti je 33 vjeç. Nuk po mendon të kesh një familje?”

“Po tallesh”, tha ai dhe qeshi. “Mund të kem gjithçka, pse duhet të kem një familje?”

“Por nuk ke ëndrra”, e pyeta?

“E kush fitoi gjë nga ëndrrat?”, më pyeti. Ngriva”.

Që vë kështu në dukje një dukuri universale të një shoqërie njerëzore pa ambicie, pa ëndrra dhe në ekzistencë njëdimensionale: konsum.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net