Disidenti
Sport

Kryendeshjen e mbrëmjes në “Allianz Arena” e fiton PSG-ja, Chelsea “prek” finalen pas fitores ndaj Portos

Përfundojnë dy ndeshjet e para çerekfinale të mbrëmjes së sonte në Ligën e Kampionëve.

Kryendeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” i ka takuar Paris Saint-Germainit që e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 2:3.

Protagonisti kryesor në këtë fitore të madhe për francezët ishte Kylian Mbappe që realizoi dy herë (3’, 68’), teksa golin tjetër për parisienët e shënoi Marquinhos (28’).

Bavarezët përkundër dy golave të shënuar nga Choupo-Moting (37’) dhe Muller (60’) nuk arriti që të paktën të barazonte në duelin e parë.

Bayern Munich e vuajti mungesën e sulmuesit polak, Robert Lewandowskit, që pritet të mungojë edhe në ndeshjen e dytë në “Parkun e Princave”.

Përballja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Sanchez Pizjuan” në Sevillë të Spanjës ndërmjet Portos dhe Chelsea, i ka takuar mysafirëve nga Londra.

Të besuarit e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel fituan me rezultat të pastër 0:2 ndaj portugezëve.

Mason Mount me një gol të bukur (32’) dhe Ben Chilwell (85’) ishin vendimtar në këtë fitore të Chelseas që tashmë është një hap larg gjysmëfinales.

Boksieri kosovar i peshave të rënda e rrah rivalin çeçen, po ecën drejt majes

Disidenti.net

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të ‘El Clasicos’

Disidenti.net

Caktohet data dhe vendi i superpërballjes në peshat e rënda, boksierët e pamposhtur gati të ‘hanë’ njëri-tjetrin

Disidenti.net
Disidenti

Kryendeshjen e mbrëmjes në “Allianz Arena” e fiton PSG-ja, Chelsea “prek” finalen pas fitores ndaj Portos