Disidenti
Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani.

Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy nxënëset përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Disidenti.net

Bien çmimet e derivateve në Kosovë, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Disidenti.net

Mjeku nga Kosova: Operimi i një pacienti shqiptar më jep kënaqësi sa për 100 gjermanë

Disidenti.net
Disidenti

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani