Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, e ka quajtur diktator Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Ai e ka kritikuar presidentin turk për trajtimin që ia bëri një ditë më parë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Euronews.
“Shpreha pakënaqësinë time ndaj poshtërimit që iu bë Presidentes von der Leyen”, është shprehur Draghi.
“Me diktator të atillë… duhet qenë të sinqertë në shprehjen e pikëpamjeve të ndryshme… por po ashtu për të qenë edhe të gatshëm për bashkëpunim dhe sigurim të interesave për vendin e vet”.