Disidenti
Lajme

Kroacia hyn zyrtarisht në Schengen, nga 1 janari bëhet gjithashtu anëtare e Eurozonës

0Shares

Pasi akrepat shënuan mesnatën e 1 janarin të vitit 2023, Kroacia u bë zyrtarisht anëtar i integruar plotësisht në Bashkimin Europian.

Shteti ballkanik i tha lamtumirë Kunës duke u bërë anëtari i 20-të i Eurozonës, dhe hoqi gjithashtu dhjetëra pika kufitare për t’iu bashkuar zonës së lëvizjes së lirë, Schengen. Këto janë dy arritje të mëdha për vendin që prej anëtarësimit në bllok gati një dekadë më herët.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç dhe homologia sllovene Sanja Ananovic Hovnik u takuan në pikën kufitare të Bregana, për heqjen simbolike të kontrolleve, rast të cilin e festuan me shampanjë.

“Ne i hapëm derën Evropës pa kufij. Sot festojmë një ditë të re, një vit të ri, një Evropë të re me Kroacinë në zonën Shengen. Nuk ka më kufij midis nesh dhe fqinjëve tanë”, tha ministri kroat.

Policia kufitare zhvendosi sinjalistikën dhe një barrierë u ngrit për herë të fundit, para se të zëvendësohej me një pankartë ku lexohej kalim i lirë.

Kroacia i bashkohet 22 shteteve anëtare, e po ashtu Lihtenshteinit, Islandës, Norvegjisë dhe Zvicrës në Schengen, si zona me e madhe e lëvizjes së lirë në botë, e konsideruar si arritjet më të mëdha të integrimit europian.

Kroacia ju bashkua BE-së në 2013-tën, por për të përdorur euron, vendin duhej të përmbushte një sërë kushtesh ekonomike, përfshirë një vlerë të qëndrueshme këmbimi, inflacion të kontrolluar dhe shpenzime të shëndosha publike.

Kuna kroate dhe euro do të përdoren të dyja për vetëm 14 ditë, deri sa të lejohet vetëm monedha e përbashkët evropiane.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net