Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të sigurojë prova materiale se dy persona, me iniciale A.L. dhe V.F. janë duke sjellë para të metalit të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj të asistuar nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar sot aksion në magjistralen Ferizaj- Kaçanik, duke iu pamundësuar të dyshuarve sjelljen e parave të falsifikuara.
Gjatë aksionit, Policia ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro.
Gjithashtu është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara.
Në vazhdën e këtij operacioni, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit, ku janë konfiskuar:
· Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara,
· Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
· Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një Telefon mobil SAMSUNG,
· Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),


Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A. . dhe V.F. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.