Disidenti
Lajme

Krasniqi – kërcënuesve nga diaspora: Mblidhni mend teveqela, se mandej detyroheni të qani në gjykatë

0Shares

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka një kërkesë për personat që kërcënojnë në rrjete sociale e jetojnë nëpër shtetet e BE-së.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se ata që kërcënojnë duhet ta dinë se, përveç dënimeve nga gjykatat e Kosovës, mund të dënohen edhe në vende ku jetojnë.

Tutje, ai tha se ata edhe mund dëbohen nga ato vende.

Këta tipat që nga shtete të Bashkimit Evropian na kërcënojnë në rrjete sociale, duhet të dinë se ashtu mund të rrezikojnë jo vetëm të dënohen në gjykatat tona, po mund të dënohen edhe atje. Mund edhe të dëbohen, në versionin më ekstrem“, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha e ata që kërcënojnë janë frikacakë dhe mendojnë se nuk mund të zbulohen.

Pra, mblidhni mend teveqela, se mandej detyroheni të qani si ai tipi pardje në gjykatë. Unë jam thellësisht i bindur se po aq frikacakë dhe të mjerë janë të gjithë ata që fyejnë e kërcënojnë njerëzit, duke kujtuar se nuk mund të zbulohen. Mbajeni mend, zbuloheni! (Në foto: personi që kishte kërcënuar ish kryeministrin Avdullah Hoti.)”, shkroi Krasniqi.

 

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net

“Çka nëse e sheh në rrugë”, babai i Rizës flet pas lirimit të Sekiraqës: Shohim se si do të zhvillohet – mirë jo

Disidenti.net

35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Disidenti.net