Disidenti
Lajme

Kosovës vitin e ardhshëm do t’i teprojnë mbi 2 mijë mësimdhënës

Kosovës vitin e ardhshëm do t’i teprojnë mbi 2 mijë mësimdhënës. Këtë paralajmërim të ministres së Arsimit Arbërie Nagavci po e shohin si shqetësues njohës të kësaj fushe.

Sipas tyre kjo mund të ndodh për shkak të largimit të rinjve nga vendi, por kërkojnë që mësimdhënësit që do të jenë tepricë të sistemohen në profesione të tjera.

Edmond Hajrizi, rektor në kolegjin UBT, tha se me zvogëlimin e numrit të rinjve në vend mund të ketë teprica pak më shumë të mësimdhënësve.

Sipas tij, në disa nivele duhet të rritet numri i mësimdhënësve, prandaj përmes trajnimeve ata mund të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi për mësimdhënie në nivele të tjera.

“Mund të jetë që numri i të rinjve është zvogëluar dhe me zvogëlimin e numrit të të rinjve dhe formimit të grupeve të klasave mund të ketë që ka teprica pak më shumë të mësimdhënësve. Unë mendoj që kjo mund të jetë e vetmja arsye kur ndoshta formimi i shkollave dhe numri i mësimdhënësve nuk është i nevojshëm për disa nivele”.

“…ndërsa unë mendoj që në disa nivele duhet të rritet numri i mësimdhënësve, kështu që përmes trajnimeve apo transformimeve këta mësimdhënës mund të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi për mësimdhënie në nivele tjera, më lëndë të tjera, me praktika të tjera e kështu me radhë”, tha ai.

Hajrizi shtoi se Ministria e Arsimit duhet të ruaj punësimin e mësimdhënësve, pasi sipas tij, nëse nuk ka nevojë për mësimdhënëses në shkolla ata të punësohen në profesione të tjera.

“Ministria do të kujdeset që të kemi një transformim pozitiv duke rritur cilësinë po të njëjtën kohë edhe duke e ruajtur punësimin e mësimdhënësve. Kur një funksion apo profesion mbyllet apo nuk ka nevojë, atëherë është mirë që ata të kenë një politikë apo strategji për transformim të tyre që ata të jenë të nevojshëm për diku tjetër nëse jo për mësimdhënie ndoshta për këshilla apo punë në veprime të tjera”.

“Ma merr mendja që ata kanë potencial të ri-organizohen, ri-pozicionohen edhe mandej mund që të mos largohen nga puna. Arsimi ende ka nevojë për profesorë të funksioneve të caktuar që mungojnë nëpër shkolla dhe kjo tepricë mund të kthehet si benifit mi alokuar këto resurse njerëzore të vendet e duhura në momente të duhura”, tha ai.

Njohës i arsimit, Argjend Osmani tha se zvogëlimi i numrit të popullsisë është shqetësues për vendin.

Prandaj sipas tij, si shkak i kësaj vjen edhe të rënia e natalitetit dhe emigrimi i popullsisë, duke ndikuar edhe në zvogëlim numrit të nxënësve e që në të ardhmen do të ndodh që një numër i mësimdhënësve të mbesin pa punë.

Ai po ashtu shtoi se Qeveria duhet të krijoj politika zhvillimore të favorshme për rritjen e numrit të popullsisë, raporton EO.

“Fenomeni që është paraqitur në Kosovë kur kemi zvogëlim të numrit të nxënësve është pa dyshim shqetësues, duhet ta kemi parasysh që në të kanë ndikuar rënia e natalitetit por në mas të madhe ka ndikuar emigrimi nga Kosova dhe ne rrezikohemi si shoqëri që në të ardhmen të kemi edhe me tutje zvogëlim drastik të nxënësve”.

“Krejt çka mund të bëjë qeveria është të krijoj politika zhvillimore të favorshme për rritjen e numrit të popullsisë, në këtë mënyrë të përkrah fëmijët më shtesa dhe ato shtesa natyrisht dhurohen edhe në Kosovë por është një shumë shumë e vogël e tyre dhe jo për të gjithë. Duhet ta dimë se numri i madh i mësimdhënësve që tashmë janë të inkuadruar në sistemin e arsimit në Kosovë duhet të jetë vështirë që të mbahen në këtë nivel në të ardhmen duhet të jemi realist dhe ta kuptojmë dhe pranojmë atë që do të shkohet nga zvogëlimi i tij”, tha ai.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

Kosovës vitin e ardhshëm do t’i teprojnë mbi 2 mijë mësimdhënës