Disidenti
Lajme

Kosovari mashtrohet nga tre ganezë, paguan rreth 4 mijë euro për t’i tërhequr 16 milionë dollarët e “trashëguar”

0Shares

Një qytetar nga Fushë-Kosova është lajmëruar në redaksinë e Gazetës Sinjali për të paraqitur një rast të mashtrimit, viktimë e të cilit ka qenë vetë ai.

Ai thotë se ka paguar rreth 4 mijë euro për t’i tërhequr 16 milionë dollarë, të cilët tre persona nga Gana i kanë thënë se ia ka lënë trashëgim një person me emrin Gabriel, i cili gjoja kishte mbiemrin e tij.

Isaac Odent dhe Simon Dornoo, si dhe një person tjetër, i cili është prezantuar si avokat, kanë kontaktuar me qytetarin, të cilit i kanë shënuar disa adresa me emra të personave të ndryshëm, ku ai duhet t’i dërgonte paratë, në mënyrë që “t’i tërhiqte dollarët që i ishin trashëguar”.

Mirëpo, pasi që i ka kryer pagesat, ai thotë se tre personat në fjalë nuk i janë përgjigjur më.

Për ta zbardhur këtë rast, ai tha për Gazetën Sinjali se ka kërkuar ndihmë nga EULEX-it.

Ai thotë se ka dërguar ankesë edhe në Ministrinë e Drejtësisë në Gana, në shtetin e origjinës së tre personave të cilët thotë se e mashtruan, por nuk ka pranuar ende ndonjë përgjigje.

Për një rast të tillë të mashtrimit Sinjali ka raportuar se ka ndodhur ditë më parë në Prizren. Atje një qytetar ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë se t’i ka lënë trashëgim një i afërm.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net