Disidenti
Lajme

Kosovari “ja shkel” 130 km/h aty ku lejohen 60, i merret patentë shoferi

0Shares

Policia e kantonit të Cyrihut, duke kryer një kontroll të shpejtësisë në Schlieren, të shtunën në mbrëmje (3 prill 2021) ka ndaluar tre shoferë që po zhvillonin shpejtësi të lartë me makinat e tyre, raporton polizeinews.ch.

Njëri prej tyre, hyn, sipas policisë, në kategorinë e “Raser”-ëve, siç quhen ngasësit me shpejtësi shumë të madhe, që rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik

Policia ka hasur me këtë rast një kosovar 19-vjeçar duke ngarë veturën me 130 kilometra në orë, në zonën e brendshme të qytetit, ku lejohet maksimalisht 60 km / orë..

Personit në fjalë i është marrë patentë shoferi, në vendin e kapjes, transmeton albinfo.ch. Kundër tij në zyrën e prokurorit publik është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.

Një kosovar tjetër, 27-vjeçar, ka kaluar nëpër pikën e matjes me 99 km / orë. Edhe atij i është marrë në vend patentë shoferi. Ai do të përgjigjet para zyrës së prokurorit publik për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Po të njëjtën natë, në vendin e njëjtë një 25-vjeçar zviceran u kap duke vozitur 77 km / orë. Ai do të raportohet në zyrën përgjegjëse.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Kosovari “ja shkel” 130 km/h aty ku lejohen 60, i merret patentë shoferi