Disidenti
Lajme

Kosovari e nisi kompaninë në Zvicër i vetëm, sot i ka mbi 100 punëtorë

0Shares

“Jam ithtar i thënies popullore: `Puno fort, por pa zhurmë. Lëre punën të tregojë kush je, dhe jo njerëzit”, thotë Qahil Emini, themelues dhe pronar i kompanisë “Emi AG”.

“Emi AG” është kompani e specializuar për sanitari, ngrohje e ventilim në Cyrih, e cila u krijua në vitin 2006 nga Qahil Emini, i cili vjen nga Vitia. Nga shtëpitë e banimit, ndërtesat banesore, e deri te hotelet, janë objektet për të cilat “Emi AG” ka tashmë 16 vjet eksperiencë në tregun zviceran të ndërtimit.

“Suksesi i kompanisë Emi AG vjen nga klientët besnikë të kompanisë, të cilët çmojnë cilësinë, shpejtësinë, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e komunikimit. Besnikëria e klientëve tanë ndaj kompanisë vjen falë bashkëpunëtorëve tanë, për të cilët unë kam një falënderim të veçantë. Pa ata, kompania nuk do të kishte suksesin që e ka,” thotw ai nw njw intervistw pwr albinfo.ch.

Ai thotw se fillimisht kishin synim të krijonin një kompani solide dhe serioze mw mw sw shumti 20 punëtorë.

“Por, puna jonë kaloi edhe imagjinatën më të madhe. Duke parë dita–ditës rritjen e numrit dhe kërkesave të klientëve, u detyruam edhe ne që t’u përshtatemi rrethanave të reja të krijuara. Sot, kompania jonë ka një numër të madh punëtorësh dhe “Emi AG” gëzon një emër suksesi në tregun zviceran.”

Kompania ka investuar edhe në Kosovë.

“Edhe në Kosovë punon firma jonë dhe funksionon shumë mirë. Punojmë me material zviceran dhe i kushtojmë rëndësi cilësisë në punë. Dallimet në teknologji variojnë. Te shtëpitë e banimit nuk ka dallime të mëdha, te ndërtesat banesore ka dallime më shumë, sidomos në ventilim, ndërsa tek objektet afariste/biznesore instalimet e ngrohjes dhe ventilimit janë shumë pak të avancuara.”

Qahil Emini fton edhe mërgimtarët tjerë që të investojnë në Kosovë.

“Mendoj se e kemi për obligim si mërgimtarë të gjithë të investojmë në vendin tonë që të krijojmë sa më shumë vende pune dhe të punësojmë vendasit tanë. Secili prej nesh, gjithë përvojën dhe njohuritë e reja të fituara në kurbet duhet t`i përdorë/t’i përcjellë në vendin tonë. Ky do të ishte kontributi më i madh që ne si mërgimtarë mund ta japim për vendin dhe popullin tonë, në vendlindje.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net