Disidenti
Lajme

Kosova ka vetëm 0.1% të diasporës së saj në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një atdhe i popullarizuar në mesin e evropianëve. Prandaj nuk ka shtet evropian që të mos ketë diasporë në Amerikë. Kampione bindëse sa i përket diasporës në SHBA është Irlanda. Kosova është në vendet që ka më së paku diasporë në SHBA, sipas një harte të publikuar nga mediet amerikane.

Për shkak të rrethanave ekonomike, politike, sociale apo të tjera, shumë njerëz kanë vendosur të kërkojnë lumturinë e tyre në një vend tjetër. Një nga vendet më të njohura të imigracionit në shekujt e fundit është SHBA-ja.

Kosova ka vetëm 0.1% të diasporës në SHBA, ndërsa Shqipëria 7%. Nga vendet e tjera të rajonit, Kroacia ka 12% të diasporës në SHBA, Sllovenia 8.5%, Mali i Zi 5%, Maqedonia e Veriu 3.7%, Bosnja 3.1% dhe Serbia 2.9%.

Irlanda ka deri në 620% të popullsisë së saj në SHBA. Irlanda ka më shumë se gjashtë herë popullsi në SHBA sesa brenda kufijve të saj. Rreth 96% e skocezëve dhe 74% e uellsianëve jetojnë në SHBA në raport me numrin e banorëve në vendin e tyre. Edhe Britania e Madhe ka pothuajse 40% të diasporës në SHBA, ndërsa Norvegjia ka 71%.

SHBA-ja nuk është një vend tepër i popullarizuar në mesin e turqve. Turqia ka vetëm 0.2% të diasporës së saj në SHBA. Gjermania numëron sa gjysma e popullsisë së tyre në SHBA.

“Urime Zajednica”, shpërthejnë të qeshurat pas reagimit të Konjufcës

Disidenti.net

“Ti je mashtrues, i pa guximshëm” – Agim Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit

Disidenti.net

Kurti për Abdixhikun e Hotin: I njoh mirë, të dy bashkë s’bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit

Disidenti.net
Disidenti

Kosova ka vetëm 0.1% të diasporës së saj në SHBA