Disidenti
Lajme

“Konflikti vetëm sa s’ka eksploduar”, Krasniqi: Ja çka do të ndodhë, nëse nuk ndalen lojërat e rrezikshme me veriun

0Shares

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se çdo njeri normal e di që veriu i Kosovës de facto është i ndarë nga viti 1999.

Sipas tij, qeveria e Kurtit e ka shkatërruar procesin e riintegrimit me vendimin për targa.

“Kush po i shërben Rusisë në veri?/Çdo njeri normal e di që veriu i Kosovës de facto është i ndarë nga viti 1999. Ura e Ibrit dhe “Rojat e Urës” kanë qenë simboli më brutal i ndarjes. U tentua të thyhej ajo bllokadë me protesta e trazira, përfshirë edhe trazirat e dhunshme të vitit 2004, por nuk u shënua asnjë sukses. Një proces i riintegrimit filloi dhe u avancua deri në njëfarë pike me Procesin e Brukselit, por edhe ai ishte parcial. Atë proces riintegrimi e shkatërroi për dy ditë qeveria Kurti, me vendimin absurd për targat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, ndarja e veriut sot është më e madhe, sesa në vitin 2008.

Ndërkombëtarët kanë njëfarë mirëkuptimit për veprimin e ri të serbëve, sipas Krasniqit, pasi që qeveria Kurti nuk ka marrë para sysh këshillën e SHBA-së dhe BE-së.

“Ndarja e veriut sot është edhe më e madhe, se sa në vitin 2008. Fatkeqësisht, sot ka edhe njëfarë mirëkuptimi të faktorëve ndërkombëtar për këtë veprim të ri të serbëve, ngase qeveria Kurti nuk ka marrë para sysh këshillën e SHBA dhe të BE-së. Veprimet e qeverisë me targat ishin veprime të skandaloze. Me atë veprim Kurti i krijoi Serbisë alibi që ta shtyejë përpara projektin e shkatërrimit a federalizimit të Kosovës. Shpallja e zgjedhjve në komunat veriore nga Vjosa Osmani ishte xhoker për Serbinë. Gjeti rastin ta konfirmojë në terren ndarjen de fact të Kosovës. Plagosja e policit do të duhej të ishte vija e kuqe ku qeveria Kurti-Osmani duhet të ndalet e të kërkojë zgjidhje politike”, ka shkruar tutje, Krasniqi.

Ai ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen, pasi që sipas tij, nëse nuk dalohen këto lojëra të rrezikshme, qeveria Kurti- Osmani është përgjegjëse për konfliktin që vetëm sa nuk ka eksploduar.

“Zgjedhjet duhte të shtyhen. Nëse nuk ndalon këto lojëra të rrezikshme, qeveria Kurti-Osmani bëhet përgjegjëse për konfliktin që vetëm sa nuk ka eksploduar dhe i cili i konvenon vetëm Rusisë. Serbia po kryen shërbime për Rusinë, sepse është shtet vasal i Rusisë. Po këta qeveritarët tanë, çfarë zori kanë, pse po futen në skemën e Rusisë për ukrainizimin e Kosovës?!”, ka shtuar Krasniqi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net