Disidenti
Lajme

Komuna e drejtuar nga Haki Rugova favorizon OJQ të caktuara duke i shpërblyer me mijëra euro kundërligjshëm

0Shares

Istogu ka bërë shkelje në financimin e disa OJQ-vë duke i shpërblyer pa u respektuar kriteret ligjore.

Komuna ka favorizuar disa Organizata Joqeveritare në vitin e kaluar duke u ndarë buxhet pa ofruar dëshmitë e nevojshme.

Zyra Kombëtare e Auditmit ka publikuar Raportin e Auditmit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Istogut për vitin 2021, ndër tjera ka theksuar edhe këtë shkelje.

Thirrja publike për subvencionim të aktiviteteve sportive e datës 02.05.2020 nuk ishte në përputhje me rregulloren pasi që nuk përmbante: Formularin 9/projekt-propozimin, Formularin 10/projekt buxhetin, dhe të dhëna për kalendarin tentativë të realizimit të thirrjes. Tri OJQ nga kjo thirrje janë përzgjedhur dhe kanë përfituar subvencion në shumë prej 14,500€ pa përgatitur projekt propozim, projekt buxhet dhe pa të dhënat për kalendarin tentativë të realizimit të thirrjes. Po ashtu, këto OJQ nuk kanë dorëzuar raporte kthyese financiare dhe narrative

Zyra Kombëtare e Auditmit
Sipas auditorit, shkak i kësaj ishte mos funksionimi i mirë i kontrolleve të brendshme, mungesa e zyrtarit monitorues, si dhe mos caktimi i një afati kohor të raportimit në kontratë.

ZKA ka shfaqur rrezikun se thirrja publike për subvencionim të OJQ-ve në kundërshtim me rregulloren si dhe mos monitorimi i subvencioneve rrit rrezikun që mjetet buxhetore të ndahen dhe shpenzohen në kundërshtim me objektivat e komunës.

Kujtojmë se Rregullorja MF-Nr.04/2017 mbi Kriteret Standardet dhe Procedurat e Financimit publik të OJQ-ve, neni 13, përcakton kriteret të cilat duhet ti përmbajë thirrja publike si: Formularin 9/projekt-propozimin, Formularin 10/projekt buxhetin,të dhëna për kalendarin tentativë të realizimit të thirrjes etj. Po ashtu, sipas nenit 23.1 të rregullores së njëjtë Monitorimi dhe raportimi i projekteve dhe programeve përcakton se “Për secilën kontratë të lidhur, ofruesi i mbështetjes financiare cakton një zyrtar përgjegjës i cili duhet kujdeset për monitorimin e implementimit të projektit. Ndërsa në pikën 2 kërkohet nga përfituesi të raporton te zyrtari monitorues, në baza të rregullta, lidhur me zbatimin e projektit/programit, sipas kërkesave të kontratës.

Madje, Auditori ka gjetur se, Komuna nuk ka përcjellë planin vjetor për financim të OJQ-ve në ZKM, pasi që Drejtorit të cilat ofrojnë mbështetje financiare për OJQ-të, kishin dështuar në përgatitjen e planit vjetor./observeri/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net