Kohë më parë, Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu përmes një vendimi ia kishte ndalur punimet kompanisë e cila kishte marrë në shfrytëzim pronën e ish Motel Vicianumi në Vushtrri.
Për këtë dhënie në shfrytëzim të kësaj prone e kishte pësuar edhe drejori i burgjeve Nehat Tjaçi, shkruan Jepi zë.
Sot ministrja Haxhiu përmes një reagimi në facebook ka njoftuar se kompania ka rifilluar sërish punimet, ndërsa ka kërkuar nga kryetar i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, të marrë masa dhe të dalojë punimet.
Reagimi i plotë nga ministrja Haxhie
Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.
Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet.
Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.
I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë.