Gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi në një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.
Presidenti Erdogan e përshkroi shpërthimin e së dielës si një sulm dhe u zotua të identifikojë ata që janë përgjegjës për të. Ai tha se kombi turk nuk do të përkulet para terrorizmit.
“Të plagosurit tanë u transferuan me shpejtësi në spitalet përreth. Njësitët përkatëse të shtetit tonë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar autorët e këtij sulmi dhe vendet e grumbullimit. Përpjekjet për të marrë nën kontroll Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit janë ende, por nuk do t’ia arrijnë këti qëllimi. Kombi ynë le të ndjehet i sigurt sepse të gjitha elementet para dhe prapa incidentit në rrugën Istikbal do të zbulohen dhe autorët do të dënohen ashtu siç e meritojnë”,tha ai, raporton Anadolu.