Disidenti
Lajme

Kjo është gjendja e punëtorit që u rrah me çekan në “Prishtina Mall”

0Shares

Një punëtor është rrahur nga shefat e lokalit ku ai punonte në objektin e “Prishtina Mall”. Dy pronarët e lokalit që raportet të jenë vëllezër kanë rrahur punëtorin e tyre me grushte e mjete te forta si çekan. Pas rrahjes punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për Insajderin se viktima ka marr trajtim  në QKUK gjatë ditës së djeshme dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali.

“I janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe pas trajtimit është liruar nga QKUK. Nuk e ka pas gjendjen shumë të rëndë”, tha Syla.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën  për punët e kryera.  Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore. Kështu thuhet në raportimin e Sinjalit.

Rrahje në “Prishtina Mall”: Shefi i një kompanie dhe vëllai i tij dyshohen se sulmuan punëtorin që ua kërkoi rrogën

Ndërsa, rasti është raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net