Disidenti
Lajme

Kimete Berisha: Ramush, shko te psikiatri ose shko shkruj dikund – trego respekt për gratë

0Shares

Opinionistja dhe komentuesja e ngjarjeve dhe rrethanave në vend, Kimete Berisha, sot ka dal me një mendim ku kritikon kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn për mosbesim ndaj grave.

Por, në një shkrim në Facebook, ajo është lëshuar edhe më shumë duke e quajtur të sëmur Haradinajn, dhe i ka rekomanduar që të vizitohet te mjeku psikiatri, apo te ndonjë hoxhë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Ramushi nuk u beson grave!
Ka konstatuar kategorikisht, se:
‘Vlora është ambasadore e Hashimit’;
‘Vjosa është Presidente e Kurtit’;
E ti, i kujna je!
Pse nuk po afrohesh deri te psikiatri, helbete po ta ndal hazin me naj kokërr, se nuk dihet ndoshta ka ilaç për smirën dhe neverinë tënde!
Ose shko shkruj najkun se mashkull më hiç se ty momentalisht nuk ka.
Qysh i thuhet gruas ‘je e këtij’ e je ‘e atij’!
Turp.
Njeriu s’mund të jetë pronë, edhe sikur të dojë vet, nuk privatizohet njeriu, apo ndoshta mundet, ndoshta po nisesh prej vetes, nuk e di unë!
Ndoshta ta ka bë aq ahumë bajat naj grua sa tash ‘i fryen kosit’!
Ama e di se nuk guxon t’i thuash një gruaje ‘je e atij’ ose e ‘këtij’ se nuk ta lejon gramatika, madje as Etika
e Nikomahut.
Ty sot me urrejtje kundër grave, ta kalon veç Ardian Kastrati, që i sheh femrat si ‘tul e dhjam’, kurse ti vashdimisht i sheh gratë si ‘prona’ të burrave.
Shëmti.
P.S. Presidentja është e Kosovës!

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Kimete Berisha: Ramush, shko te psikiatri ose shko shkruj dikund – trego respekt për gratë