Disidenti
Lajme

Kimete Berisha, mantelbardhëve që i dolën në mbrojtje doktorit Hotit: Çfarë fytyre keni?

0Shares

Analistja në rrjetet sociale, Kimete Berisha e ka quajtur të panevojshëm protestën e mantelbardhëve në Podujevë,  të cilët i dolën në mbrojtje doktorit Ibrahim Hoti.

Ky i fundit, në një video ekskluzive të publikuar në Indeksonine, shihet duke refuzuar  t’i jep ndihmë një pacienti të moshuar.

“Lëre që nuk i dha ndihmë, por mori hyxhym, britmë e piskamë, ‘pse t’i po kërkon ndihmë’! Pse ti po sëmuresh pas orarit të punës! Dhe e përzuri! Kosova po i mbyt pleqtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Pse ti sëmuresh pas orarit të punës!

Merre ti me mend, plus kanë fytyrë me dal me protestu për kolegun e tyre, doktorin që nuk i dha ndihmë të moshuarit, që nga sëmundja nuk kishte zë as të mbrohej prej mjekut.

Të sëmurit iu bë puna të mbrohet nga mjeku!

Lëre që nuk i dha ndihmë, por mori hyxhym, britmë e piskamë, ‘pse t’i po kërkon ndihmë’!

Pse ti po sëmuresh pas orarit të punës!

Dhe e përzuri!

Kosova po i mbyt pleqtë!

Nuk ka vend në botë ku plaku nënçmohet më shumë se te shqiptarët.

Ky shtet i ka mbyllur pleqtë në shtëpi, i ka lënë me pensione të tmerrshme, të vetmuar e pa përkujdesje, përveç nëse je plak i famshëm i politikës, ai doktori edhe i kish këndu këngë derisa e kish vë në gjumë!

Ai që e përzë plakun dhe nuk i jep ndihmë të sëmurit që luan me shpirt, a lë t’zezë t’Zotit pa bë çifti i tij.

Ata që e mbrojnë janë edhe më të frikshëm! Fotografia e protestës në Podujevë është e frikshme dhe dëshpëruese!

Këta mjekë dhe këta protestues vetë kanë nevojë për mjek të nervave dhe të ‘moralit’, sepse pa qenë në lajthitje të plotë nuk e mbron të keqen!

Mbajeni në mend.

Kjo shoqëri po sillet si e çmendur.

Ky shtet është plotësisht i dështuar.

Liria shqiptarin e ka degraduar!

Kjo shoqëri funksionon veç si e robëruar!

Kur kolegët e tij e përkrahin doktorin e tillë, bashkë me Odën e Mjekëve, kjo tregon se Krimi i organizuar në Shëndetësi është aq i madh, është kasaphane prej korrupcionit!

P.S. Jam e sigurt që janë edhe me Ramazan protestuesit në mbrojtje të së keqes!

Besojnë falls;

Studiojnë falls;

Dashurojnë falls.

Punojnë shkel e shko.

I vjedhin pacientët!

Prandaj, nuk bëhemi rehat!

Vend i paemancipuar!

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Kimete Berisha, mantelbardhëve që i dolën në mbrojtje doktorit Hotit: Çfarë fytyre keni?