Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u pajisur me autoblinda të tipit Armored Security Vehicle (ASV), prodhim amerikan.
Disa prej këtyre autoblindave tashmë kanë ardhur në Kosovë e të tjerat vijnë në ditët në vijim.
Burime të KALLXO.com thonë se prezantimi i autoblindave ushtarake do të bëhet nga presidentja e Kosovës, si kryekomandante e Ushtrisë, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Ceremonia pritet të zhvillohet në fund të muajit.
Sipas web-faqes military.com, këto autoblinda ushtarake janë të pajisura me granatahedhës Mk19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.
Autoblindat kanë një siguri të lartë për ekuipazhin.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”.