Gazetari, Valon Syla, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur të fshehur çështjen e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe dhe planin final.
Sipas tij, VV-ja është një parti “adoleshente” që i ka mbetur Asociacionit njëjtë siç ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i “kishte mbetur demarkacioni”, thotë Sylaj në Pressing të T7
“Kurti po dëshiron me ia ndrru emrin, jo Asociacion, jo Zajednicë, por me bo një rregullore për serbët brenda planit franko-gjerman, veç mos me ia lo emrin Asociacion”, thotë Sylaj.
Sipas tij, ka 10 vjet që kur presioni amerikan nuk është larguar nga Prishtina, ai shton se “gjatë këtyre viteve është folur kopalla”.
Po ashtu sipas gazetarit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk dëshiron Asociacion, por “Republika Srspka ose ndarje të Kosovës”.