Disidenti
Lajme

‘Këta politikanë e kanë vendin në burg’/ Eksperti i sigurisë alarmon politikanët e ‘zhytur’ në krim!

Pasuria e cila s’mund të arsyetohet, do të konfiskohet nga shteti.

Ky ishte synimi i Qeverisë Kurti në zgjedhjet e kaluara ku më pas u shpërblye edhe me votë nga qytetarët.

Konfiskimi i pasurisë do të bëhet nëse themelohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për krijimin e kësaj byroje, nevojitet miratimi i ligji, i cili, tashmë, ka marrë dritën e gjelbërt nga Qeveria e Kosovës.

Mirëpo, kjo ide po hasë në kundërshtim nga ligjvënësit opozitarë.Madje, ata kanë kërkuar që ky projektligj të adresohet edhe në Komisionin e Venecias.

Qeveria e Republikës së Kosovës, kur ka shumicën absolute, sikurse që ka Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Albin Kurti, shihet si një forcë suhmë e rrezikshme për opozitën.

Mirëpo, kjo forcë me shumicë absolute votash është e sigurt për të ushtruar mandatin e plotë, pasi që, ka kompetenca ligjore për të ndërruar ligjet që tregohen jofunksionale.

ImageHajrullah TërnavaFOTO GALERI
Kështu shprehet eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se që nga paslufta e deri tani këtë vend e kanë udhëheque parti të tjera të cilat tashmë janë në opozitë.

“Kjo do të thotë se asnjëra nga to nuk e kanë pasur jetën më të gjatë të qeverisjes se kjo qeveri në pushtet, që do ta ketë të plotë mandatin katërvjeçarë. Ato të deritashmet e kanë krye mandatin e tyre pa i bërë tri vite, bile ka pasur edhe që si kanë bërë as dy vite, por në krejt këtë kontest, qeveritë e deritashme ishin të motivuara vetëm që ata të “mëdhenjët” e qeverive të pasurohen, bosët e partive politike dhe vartësit e tyre besnik, tani frikësohen me instalimin e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies para ligjit”, thotë Tërnava.

Ai shton se, pas pasurimit të ish pushtetarëve që, sipas tij, krejt atë pasuri e kanë krijuar me veprime kriminale dhe antiligjore.

“Tani ajo do të hetohet dhe verifikohet nga kjo Qeveri në pushtet, kështu që pushtetarëve të kaluar, të pasuruar kundërligjshëm duke u korruptuar, iu ka hy frika se Ligji për Konfiskimin e Pasurisë të Paluatshme të krijuara kundërligjshëm do t’i godet njërin pas tjetrit, pasi që ky ligj ka shkuar në parlament dhe pritet që për një kohë jo të largët të miratohet dhe të zbatohet”, shton ai.

Tërnava pohon se, ata që e kanë ‘mizën pas veshi’ i ka kapur paniku, dhe po bëjnë çmos që të krijojnë pengesa që të mos miratohet ky ligj.

“Kjo sepse ky ligj do t’ua qet ato të këqija ne shesh, sepse po këtyre ‘burra të mirë’ që i shtireshin popullit, haptazi do të ju dalin të gjitha të palarat në shesh dhe do të ju zbulohen ato marifete kriminale, edhe pse populli i mashtruar shumë herë po këtyre jua pati dhënë votën. Tani ky panik që i ka kapluar ata po bëhet gjithnjë e më e frikshme, sepse Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme nga njerëzit e pushtetit po jua mbyllë rrugët e pasurimit dhe po ju vjen si lajmëtarë për ta rikthyer atë që e kanë fituar kundërligjshëm nga shteti, me abuzim të detyrës zyrtare e forma tjera të shkeljes së ligjit”, potencon ai.

Tërnava pohon se, opozitarët e sotëm, që dje ishin në pushtet, po theksojnë se ky ligj ka dualizëm me Ligjin për kompetenca të zgjeruara të konfiskimit të pasurisë dhe mund të keqpërdoret.

“Atmosfera është nxehur së fundi me këto debate edhe derisa Ligji është paraqitur para komisionit të ligjeve, ku Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme që parasheh edhe formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të fituar në mënyrë të kundërligjshme është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, dhe se qëllimi i ligjit është konfiskimi i pasurisë së fituar kundërligjshëm nëpërmes të krimit, por ky arsyetim nuk është mirëpranuar nga deputet të opozitës, nga ato parti politike që për 20 vite ishin në pushtet. Tani gjithsesi se po dëshmohet që personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, që është fituar në kundërshtim me ligjin, sepse përveç kthimit të kësaj pasurie ndaj shtetit, ata do të përballen penalisht edhe me ligjin”, thotë ai.

Sipas tij, kjo qeveri është zotuar dhe tash e ka dërguar në parlament ligjin e premtuar për Konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, që është një nga mjetet më efikase për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme është njëra ndër normat që kjo Qeveri është duke punuar për ta bërë me ligj prandaj edhe nuk ka kush me u frikësuar veç atyre që kanë vjedh.

“Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u frikësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të paarsyeshme. Frika që dikush mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme, sepse ky është qëllimi i ligjit, por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë vjen vetëm nga ata që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare e që do të hetohen, vlerëson dhe detyron për t’i kthye paret atje ku i kanë marrë. Pasi të ketë kaluar gjitha komisionet e Kuvendit dhe dëgjimit publik, Ligji i dërgohet për miratim seancës së radhës të Kuvendit dhe kështu krijohet një mekanizëm i fuqishëm i konfiskimit të asaj pasurie të fituar kundërligjshëm por edhe për luftimin dhe parandalimin e mundësisë së pasurimit në të ardhmen duke plaçkitur buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Me këto veprime ligjore që po i ndërmerr kjo Qeveri, edhe qytetarit do t’ia kthej mendjen, se Kosova ka njerëz të ndërgjegjshëm dhe që ia donë të mirën këtij vendi, prandaj e thëna se vetëm paraja që fitohet me djersë është hallall dhe e shëndetshme, dhe kjo është e arsyeshme se si duhet të edukohen të rinjtë për të ardhmen e këtij vendi, kurse ata që përfitojnë në mënyra kriminale e kanë vendin në burgje”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë

Disidenti.net

Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Disidenti.net

Lajçi me deklaratë të fortë pas sulmit të Lushtakut, e krahason me Ramën – ia përmend edhe varrimin e presidentit Rugova!

Disidenti.net
Disidenti

‘Këta politikanë e kanë vendin në burg’/ Eksperti i sigurisë alarmon politikanët e ‘zhytur’ në krim!