Disidenti
Lajme

Këta janë dy vëllezërit që kërcënuan policët në Pejë, pasi ua sekuestruan veturën me targa amerikane

0Shares
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast i cili ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku dy vëllezër kanë përfunduar në pranga pasi kërcënuan me fjalë të rënda zyrtarët policorë. E krejt kjo u bë për shkak të veturës të cilën ata vozisnin, e që ishte me targa amerikane. Vetura që ndodhej në Kosovë tash e 6 muaj, u sekuestrua nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë vëllezërit Esat e Arben Hasanaj.

Sinjali mëson se dy vëllezërit që ishin në veturë ua kanë vështirësuar kryerjen e detyrës policëve.

Pas kërcënimeve me fjalë, dy vëllezërit Hasanaj kishin tentuar që t’i sulmojnë edhe fizikisht.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet se kanë kryer veprën penale ‘Kanosje’ si dhe njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa tjetri është liruar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net