Porti i Durrësit – Porto Romano pritet të jetë një port i klasit botëror, ndërkombëtar, teknologji të avancuar dhe efikas, që do të trajtojë ngarkesat e parashikuara në të ardhmen në det për Shqipërinë dhe rajonin më të gjerë.
Kështu ka bërë të ditur, Eric SMIT, Drejtor i Royal Haskoning DHV, derisa foli për infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Qendra për zhvillimin e logjistikës dhe zhvillimit tregtar të lidhur me portin në zonën e Durrësit dhe Tiranë dhe një qendër për trajtimin e ngarkesave tranzit për vendet fqinje.

Parashihet të zgjerojë funksionin Gateway të Porto Romanos dhe bëj atë katalizator për përmirësimin e niveleve të lidhjes dhe ndër-modalizmit për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

