Disidenti
Lajme

Këshilltari special amerikan i reagon Vuçiqit pas deklaratës se “9 vende kanë çnjohur Kosovën”

0Shares

Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan i Shtetit, i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili deklaroi se nëntë shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Chollet i ka quajtur deklaratat e Vuçiq “shpërqëndrim”, duke shtuar se nuk janë në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar Bashkimi Evropian.

“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla”, ka thënë Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nëntë shtetet kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se i 10-ti është në radhë.

Por, këtë MPJD e ka quajtur kampanjë destruktive mediale të Serbisë, për të cilën thotë se duhet të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen”.

MPJD thotë se një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.

“Çështjet e hapura mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë zgjidhen me dialog dhe jo me kampanja destruktive mediale. Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në konferencën vjetore drejtuar popullit serb, pretendoi se nëntë shtete tashmë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen, presim të dhjetën”, kishte thënë Vuçiq.

Shtetet që kanë tërhequr njohjen, sipas pretendimeve të Vuçiç-it janë Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net