Disidenti
Lajme

Këshilltari i Presidentes i reagon Mustafës: Ju uruat liberalizimin më 2016, ushqyet shpresa të rreme

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili sot e kritikoi ashpër Presidenten Osmani si bllokuese të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar sot Mustafa për Osmanin, me të cilën dikur ndanin partinë.

Ndërkaq, Kupina, i ka kujtuar Mustafës fotografinë e vjetër sa ishte kryeministër, kur në vitin 2016 kishte dhënë urimin për liberalizimin e vizave, që ishte publikuar nga ministri i atëhershëm, Arban Abrashi. Ai i është drejtuar Mustafës, duke i thënë se kishte uruar para kohës dhe kishte ushqyer shpresën e rreme për qytetarët e vendit.

“Paaftësia e mbështjellë me urim. Urime liberalizimi, urime Kosovë! Ky mesazh triumfalist urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet z.Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim. Z.Mustafa, ju faktekqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe.  Ju në atë kohë përdorët pretendimin se ka kritere të veçanta për shtete të veçanta”, ka shkruar ai.

Për Kupinën, tani rasti është ndryshe. Ai thotë se pushteti aktual nuk ngjal shpresa të rreme.

“Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla. Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presisdentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”. Z.Mustafa, tre rreshtat e fundit të kësaj fjalie, ishte dashur t`i thoni ju më 2016, porse nuk patët guxim. Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar. Z.Mustafa, në deklarimet e Presisdentes Osmani nuk pati shpresë të rreme, por pritje realiste. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë. Juve ju ka munguar qartësia, por sot në krye të shtetit e keni zonjën Osmani, e cila siç tha më të drejtë gazetari gjerman: e qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur. Mbase për ju z.Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin!”, ka shkruar ai. /GazetaExpress

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Disidenti.net

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Disidenti.net

Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave

Disidenti.net
Disidenti

Këshilltari i Presidentes i reagon Mustafës: Ju uruat liberalizimin më 2016, ushqyet shpresa të rreme