Disidenti
Lajme

Këshilltari i Konjufcës komenton “martesat e përkohshme”: S’mund ta quaj kurvëri

Drilon Gashi, hoxhë me profesion, e aktualisht këshilltar i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, është përfshirë në debatin për martesat e përkohshme, të cilën çeshtje e hapi Ikballe Huduti.

Në faqen tij në Facebook, ai ka thënë se “mund të mos pajtohet” me martesat e përkoshme, megjithatë s’mund ta quaj të njëjtën kurvëri.

Unë si teolog mund të mos pajtoj me Martesën e Përkohshme (Mutah), për arsye të shumta fetare, juridike e shoqërore, siç nuk kanë pajtuar Sunnitët, Ismailitët apo Zejditët, por asnjëherë nuk mund të kem guxim ta quaj prostitucion apo kurvëri, siç po bëjnë turr disa hoxhallarë, sepse dihet botërisht nga historia islame që atë lloj martese e kanë praktikuar disa sahabe dhe tabein dhe sipas vet shkollës sunnite të Ehli Sunetit, ajo në fillim të islamit ka qenë normë e lejuar, por më pas sipas mendimit të maxhorancës, ajo është shfuçizuar si rregull.”, shkroi fillimisht z.Gashi.

Tutje, zyrtari i lartë i Kuvendit, ka marrë një qëndrim karshi martesave të përkohshme, duke thënë se më mirë “një kontratë e përkohshme” martesore se sa një bashkëjetesë e stilit bashkëkohor.

NUK MUND TË THOTË ASKUSH QË KURANI NË NJË KOHË E KA LEJUAR PROSTITUCIONIN E AS KURVËRINË, E PASTAJ E KA NDALUAR ATË, sepse kështu e fyen Zotin dhe profetin e Tij.

Në anën tjetër, çdo lidhje martesore, qoftë edhe ajo me kontratë të përkohshme, për mendimin tim është më e arsyeshme sesa bashkëjetesa e stilit bashkëkohor, e cila nuk përmban kurrëfarë akti e asnjë përgjegjësi, e të cilën ndoshta e veprojnë edhe bijtë dhe bijat e këtyre hoxhallarëve.

Pse, a nuk është bërë trend që i riu dhe e reja sot, para se të fejohen e martohen ligjërisht, të bashkëjetojnë e ta “provojnë” njëri-tjetrin, minimum tre a katër muaj përpara a?!”, shkroi z.Gashi.

Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, hoxha Drilon Gashi, këshilltar i Konjufcës, ka bërë një shkrim të gjatë, shumë të gjatë, në lidhje me çështjen e martesave të përkohshme.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

Këshilltari i Konjufcës komenton “martesat e përkohshme”: S’mund ta quaj kurvëri