Disidenti
Lajme

Kërkohet që Arbër Sejdiut t’i rritet dënimi në 25 vjet apo burgim të përjetshëm

0Shares

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gazmend Rexhepi, para medieve tha se kanë kërkuar që të akuzuarit Arbër Sejdiu t’i rritet dënimi në 25 vjet burgim ose në burgim të përjetshëm.

Rexhepi tha se kanë shfaqur pakënaqësi për dënimin e Sejdiut me 15 vjet burgim nga shkalla e parë.

“Është njëfarë dallimi shumë i madh mes të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë prej burgim të përjetshëm në 15 vite, përkundër që ajo dispozitë thotë që kushdo që i ofron ndihmë dikujt tjetër dënohet më butë, mirëpo konsideroj që 15 vite është pak edhe nuk ndikon në edukimin e shoqërisë që vepra të tilla mos të përsëriten”, tha avokati Rexhepi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai tha se edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur ankesë, duke kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi dhe ricilësimin e kualifikimit. Rexhepi tha se Prokuroria ka kërkuar që edhe i akuzuari i dytë të dënohet për bashkëkryerje.

Kurse, theksoi se Prokuroria e Apelit ka dhënë mendimet lidhur me ankesat e palëve.

Sipas Rexhepit, avokatët e të akuzuarve i kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.

Rexhepi para medieve tha se nuk beson që rasti do të kthehet në rigjykim ngase provat janë mjaft bindëse, ndërsa shtoi se video-incizimet nuk janë bërë publike me kërkesë të familjes dhe se sipas tij janë më të tmerrshme sesa përshkrimi që i është bërë ngjarjes në tekst.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net