Disidenti
Sport

Këngëtarja serbe: “Shaqiri më ka dërguar përshëndetje, turp të ketë”

0Shares

Maja Nikoliq, një këngëtare serbe thotë se është adhuruese e madhe e futbollit, e cila i ka ndjekur me shumë kujdes ndeshjet e kombëtares serbe në Botërorin e Katarit.

“Futbolli është një gjë e madhe për mua. I përkrah dhe i dua aq shumë saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”, ka pretenduar këngëtarja duke shtuar:

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga zhveshtorja ku kanë dëgjuar këngët e mia. Unë u thashë as rastësisht mos më dërgoni përshëndetje, as mua e as askujt nga ne derisa nuk na kërkoni falje publike, mua më keni gjetur, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndetësh?”, ka përfunduar Nikoliq për portalin serb Grand Online, në një përpjekje të dështuar për ta promovuar veten, por edhe këngët e saj.

Të përkujtojmë se Maja Nikoliq qysh prej moshës 13 vjeçe ka qenë këngëtare nëpër kafehane dhe piceri të ndryshme./Paparaci

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net