Disidenti
Lajme

Kelmendi: Ky s’është menaxhim i pandemisë, ky është masakrim, Masa-krim, Krim

0Shares

Rritja enorme e rasteve të reja të infektimit me COVID-19 dhe vdekja e pesë personave brenda 24 orëve të fundit, ka nxitur reagimin e gazetarit kosovar, Adriatik Kelmendi.

Kelemndi thotë se ky është një rekord i zi dhe se situata s’ka të bëjë me menaxhimin.

Sipas tij gjendja aktuale është “Masa-krim” dhe Krim.

“5 të vdekur dhe 1765 raste të reja me koronavirus. Rekord i ri i zi.

Ky nuk është menaxhim i pandemisë, ky është masakrim. Masa-krim. Krim.”, ka shkruar Kelmendi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga afro 10 mijë testime, pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 762 persona dhe pesë kanë vdekur.

Qeveria ndërkohë është duke mbajtur mbledhje urgjente dhe me shumë gjasë priten masa të reja shtrënguese./GazetaExpress/

 

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net