Disidenti
Lajme

Kelmendi kërkon reagim nga BIK-u për sulmin ndaj Sylës: Dënoje sulmin, përndryshe i mvesh vetes autorësi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të ketë reagim për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Kelmendi thotë në një status në Facebook se argumentet duhet të mposhten me kundërargumente dhe se reagimi nga BIK-u është kryesori në këtë situatë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Fjala kundërshtohet me fjalë.

Argumenti me kundërargument.

Grushtat janë vetëm për ring, por edhe aty ka rregulla.

Shumë mirë që reagimet për Valon Sylën ishin të shpejta, të shumta dhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

Por një reagim – ai kryesori – do të duhej të vinte nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Nëse BIK-u nuk reagon, a i bie se pajtohet me sulmuesit?

Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet?

Feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.

Paqja nuk e duron dhunën.

Paqja mbëlton lirinë.

BIK reago! Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!

Për shkak të pakënaqësive 40 zyrtarë dhanë dorëheqje

Disidenti.net

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Disidenti.net

Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

Disidenti.net
Disidenti

Kelmendi kërkon reagim nga BIK-u për sulmin ndaj Sylës: Dënoje sulmin, përndryshe i mvesh vetes autorësi