Disidenti
Lajme

Katër persona të armatosur terrorizojnë punëtorin e ‘Albanian Courier Kosova’ në Pejë, ia marrin rreth 5 mijë euro para të gatshme

Kompanitë e ndryshme që funksionojnë si posta të shpejta janë shpesh cak i vjedhjeve e grabitjeve. Kështu iu ka ndodhur një punëtori të kompanisë ‘Albanian Courier Kosova’, i cili mbrëmë është përballur me një rrezik serioz për jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se e kanë ndalur postierin në fshatin Raushiq të Pejës dhe të njëjtit e kanë nxjerrë me dhunë nga vetura.

Sinjali mëson se të dyshuarit kanë arritur që të marrin mbi 4 mijë e 300 euro të pazarit ditor dhe rreth 650 euro para të gatshme personale të shoferit. Për shkak të veprimeve të dhunshme të të dyshuarve, 47-vjeçari ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Ai ka rrëfyer në Polici gjithë ngjarjen që ndodhi në orët e mbrëmjes, teksa ka bërë me dije se e ka pasur të pamundur që t’i identifikojë të dyshuarit pasi që ata ishin me maska. Por sipas tij, tre të dyshuarit ishin të pajisur me armë dhe mjete të forta, ku njëri nga ta mbante një armë zjarri, tjetri një shkop bejsbolli dhe i dyshuari i tretë kishte një thikë.

Menjëherë pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

“Urime Zajednica”, shpërthejnë të qeshurat pas reagimit të Konjufcës

Disidenti.net

“Ti je mashtrues, i pa guximshëm” – Agim Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit

Disidenti.net

Kurti për Abdixhikun e Hotin: I njoh mirë, të dy bashkë s’bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit

Disidenti.net
Disidenti

Katër persona të armatosur terrorizojnë punëtorin e ‘Albanian Courier Kosova’ në Pejë, ia marrin rreth 5 mijë euro para të gatshme