Mbrëmjen e së premtës në Pejë janë kapur saktësisht 389,8 gram marihuanë dhe 46.2 gram kokainë, shkruajnë mediat vendore, transmeton albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Bellopojë.
Gjithashtu, detaje shtesë nga policia e Kosovës janë se të dyshuarit iu është konfiskuar edhe një pistoletë.
I njëjti është dërguar në mbajtje dhe po hetohet.
“Fsh. Bellopojë, Pejë 21.05.2021 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar , një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë : 389,8 gram marihuanë 46.2 gram Kokainë dhe një pistoletë . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.