Disidenti
Lajme

“Kanë qenë turistë në luftë”, nisin reagimet për deklaratën e Haradinajt kundër Thaçit dhe Mustafës

0Shares

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur se të dy kanë “hyrë e kanë dalë” nga lufta, duke i cilësuar si turistë.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

Këtë deklaratë të Haradinajt se ka komentuar Remi, ndërsa për Thaçin ka folur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

“Besoj që Ramush Haradinaj nuk e ka informatën për Hashim Thaçin. Informatat më të sakta i ka rrethi që ka bashkëpunuar dhe ka bashkëvepruar Hashim Thaçi, i cili është tashmë edhe para Gjykatës së Hagës padrejtësisht”.

“Në këtë fushë nuk dua të zgjerohem pasi që dihet se ka një aktakuzë edhe pse nuk ndërlidhet me këtë gjë. Krejtësisht të pavërteta ato çka i ka thënë. Por në këtë pjesë ne e dimë shumë mirë që ai ka marrë pjesë në betejë dhe më së shumti e dinë bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Lushtaku.

I arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Kurti, rapsodi i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit

Disidenti.net

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Disidenti.net

“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin”/ Hoti akuzon Muratin se po mashtron qytetarët me shifra

Disidenti.net