8 Marsi: Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja.
Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.
Nuk mund të pranohet, që „gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që „gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.
Mbi 75 përqind e grave në sektorin e shëndetësisë
Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75 e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja. „Për këtë duhet që gratë të paguhen po aq sa edhe burrat.”