Disidenti
Lajme

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

0Shares

Telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur. Çdo ditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar ish-bashkëshorten për dhunën që dyshohet se ka ushtruar ndaj tij.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes tyre ka lindur pasi kanë pasur një debat për kujdesin e fëmijës së tyre, që eskaloi më pas në kanosje dhe sulm.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, e dyshuara e ka kërcënuar seriozisht duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq, e madje sipas tij edhe me jetë, duke ia përmendur ish burrin e saj që ishte vrarë para shumë vitesh.

Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime kanë bërë me dije se gruaja dyshohet se edhe e ka rrahur ish-bashkëshortin dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarës për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net